Festivali i Këngës për herë të parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndahen 350 mijë euro
Festivali i Këngës për herë të parë do të mbahet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, ka njoftuar kryetari i komunës, Perparim Rama. “E kemi pastruar në tërësi sallën e djegur të Pallatit dhe tani po ja lëmë të kaluarës. Këtë javë kjo hapësirë do të mbushet me njerëz si dikur, do të brohorasin për…
ShowBiz
Festivali i Këngës për herë të parë do të mbahet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, ka njoftuar kryetari i komunës, Perparim Rama.
“E kemi pastruar në tërësi sallën e djegur të Pallatit dhe tani po ja lëmë të kaluarës. Këtë javë kjo hapësirë do të mbushet me njerëz si dikur, do të brohorasin për këngën e këngëtarin e preferuar, do të kënaqen me tingujt e magjishëm të muzikantëve tanë, nën organizimin e jashtëzakonshëm e me plot përkushtim të drejtorit të festivalit, Adi Krasta”, ka shkruar Rama, shkruan lajmi.net.
Tutje ai ka bërë të ditur se janë ndarë 350 mijë euro për këtë projekt.
“Ne si Kryeqytet bashkë me Pallatin e Rinisë dhe Ndërmarrjen Publike Banesore kemi ndarë 350 mijë euro investim për ta jetësuar këtë projekt të ringjalljes së ikonës së Kryeqytetit”, ka shkruar tutje ai. /lajmi.net/