Pak investime qeveritare, 700 milionë euro të pashfrytëzuara, ekonomistët: Qeveria në ekonomi ka dështuar

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar. Sipas tyre, premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, ndërsa shqetësuese e shohin përqindjen e vogël të investimeve kapitale. Krahas kësaj, njohësit e ekonomisë shqetësuese e shohin edhe mungesën e stabilitetit politik, me ç’rast thonë se ndikon në…

Lajme

22/10/2023 09:20

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar. Sipas tyre, premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, ndërsa shqetësuese e shohin përqindjen e vogël të investimeve kapitale.

Krahas kësaj, njohësit e ekonomisë shqetësuese e shohin edhe mungesën e stabilitetit politik, me ç’rast thonë se ndikon në mungesë të investitorëve të huaj.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti ka stagnuar sa i përket çështjeve ekonomike. Thotë se shqetësimi më i madhe i bizneseve është përqindja e ulët e investimeve kapitale.

“Nëse e përmbledhim punën e kësaj Qeverie në shumë fusha ka stagnuar, në punimet dhe në programet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, sidomos në fushën e ekonomisë mbi të gjitha në fushën e investimeve kapitale. Në vitin 2022, por edhe 2023-ës na ka përcjellë numri jashtëzakonisht i vogël i përqindjeve të realizimit, në këtë vit është 27.8 për qind realizimi i këtyre investimeve kapitale që është shqetësuese”, u shpreh ai.

“Mjetet të cilat nuk hynë në treg dhe nuk realizohen ato projekte kapitale të  cilat janë mënyrë zëngjirure ekonomia tkurret, në këtë vit është mbi 600 milionë euro, që nuk janë futur në treg, kanë qenë të planifikuara të futën në sistemin e realizmit, bizneset janë dëmtuar sepse qarkullimi i atyre mjeteve është në banke dhe nuk është në gjepat dhe në llogaritë e bizneseve”, u shpreh Dreshaj.

Shqetësuese përqindjen e investimeve kapitale e sheh edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai thotë për Ekonomia Online se ekzekutivi më shumë ka premtuar në kohë fushate, sesa ka realizuar.

“Premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, do të isha shumë i lumtur po të kisha anë pozitive sa i përket ekonomisë, sa i përket këtyre dy vite besoj që është mësuar diçka që stabiliteti politik i një shteti është parakusht i stabilitetit ekonomikë sepse pa stabilitet politike është e pamundur të kemi investitorë të huaj, grante dhe donacione, funksionimi i ndërmarrjeve publike është vërtet shqetësuese ku të gjitha janë barrë e buxhetit, ku edhe në sektorin publike edhe në atë privat kemi lëvizje të pagave është një demotivim për qytetarët. Nga Kosova po ikët me të madhe nuk po ikin vetëm të pa punët, po ikin edhe familje që nuk kanë një stabilitet ekonomik, ajo cka ndikon edhe më tepër në një dështim tjetër që e shoh është mungesa e një dialogu të mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës”, thotë Gërxahliu.

Ish-kreu i OEK-ut, thotë se mosshfrytëzimi i 730 milionë euro, është dëmi më i madh që po i bëhet sektorit privat. Për këtë, ai kërkon reflektim nga institucionet qeveritare.

“Është një mungesë e një dialogu substancial mes nivelit lokal dhe qendror dhe një mungesë apo një mos ekzistencë e dialogut social që është i rëndësisë të pa kontestuar. Vetë fakti që kemi një buxhet prej afër 730 milionë euro të pa shfrytëzuara që nënkupton mungesë të projekteve apo implementim të projekteve kapitale është dënimi më i madh që po i bëhet qytetarit, në veçanti sektorit privat. Paramendoni 730 milionë euro në gjuhën ekonomike mund të duplikohën me 5 të investohen dhe kjo është një tkurrje që po e ngulfat sektorin privat po rritet interesi për të marrë kredi nëpër banka komerciale apo në institucione të ndryshme mikro-financiare kemi mbyllje të bizneseve dhe e tëra kjo është një pasqyre reale që duhet t’i prek në ndërgjegje përfaqësuesit institucional në veçanti në Parlamentin e Kosovës por edhe Qeverinë”, u shpreh Gërxhaliu. /EO