Bislimi takohet me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, flasin për integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi po qëndron për vizitë zyrtare në Francë. Ai gjatë vizitës në Francë ka takuar Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone. Në këtë takim Bislimi prezantoi tre shtyllat e mandatit të tij: integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun. Në fjalën…

Lajme

20/10/2023 13:29

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi po qëndron për vizitë zyrtare në Francë.

Ai gjatë vizitës në Francë ka takuar Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Në këtë takim Bislimi prezantoi tre shtyllat e mandatit të tij: integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun.

Në fjalën e tij Bislimi u shpreh se Republika e Kosovës mirëpret planin e ri për zgjerim dhe se mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces.

Sa i përket procesit të dialogut Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive,  ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces.

Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim.

Në përfundim u diskutua dhe mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me Francën dhe mundësitë për thellimin e tyre./Lajmi.net/