Boksieri vdes pas nokautit, garoi për të fituar 18 dollarë!

João Victor Peña, një boksier i ri amator brazilian, vdiq tre ditë pasi mori një goditje të rëndë në fytyrë gjatë një ndeshje boksi. Ai u nokautua pas vetëm 90 sekondash nga lufta, kur mori një grusht direkt në fytyrë. Në fund, fatkeqësisht, shkaktoi vdekjen e tij, përcjell lajmi.net. Pjesa më e keqe është se…

Sport

17/10/2023 23:42

João Victor Peña, një boksier i ri amator brazilian, vdiq tre ditë pasi mori një goditje të rëndë në fytyrë gjatë një ndeshje boksi.

Ai u nokautua pas vetëm 90 sekondash nga lufta, kur mori një grusht direkt në fytyrë. Në fund, fatkeqësisht, shkaktoi vdekjen e tij, përcjell lajmi.net.

Pjesa më e keqe është se të dy boksierët luftuan për një vlerë të vogël. Fituesi i duelit do të fitonte vetëm rreth 18 dollarë.

“Fituesi i betejës do të merrte 18,5 dollarë dhe humbësi 9,2 dollarë. Fatkeqësisht, jeta e vëllait tim humbi për këtë shumë”, konfirmoi vëllai i João Victor Peña në funeralin e tij, njoftojnë mediat e huaja.

Boksieri i ri u ndihmua menjëherë dhe mori vetëdijen, por gjendja e tij shpejt u përkeqësua dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital.


Pas ekzaminimit, pacienti u diagnostikua me goditje në tru, i cili gjithashtu shkaktoi arrest kardiak./Lajmi.net/