Laura Fazliu i bashkohet Distria Krasniqit në krye të ranglistës botërore në xhudo

Laura Fazliu është ngritur në pozitën e parë në ranglistën botërore të xhudos. Xhudistja kosovare tani është e para në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu është bërë xhudistja e dytë e Kosovës që është në krye të renditjes botërore. E para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë është edhe xhudistja Distria Krasniqi.…

Sport

17/10/2023 17:56

Laura Fazliu është ngritur në pozitën e parë në ranglistën botërore të xhudos.

Xhudistja kosovare tani është e para në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu është bërë xhudistja e dytë e Kosovës që është në krye të renditjes botërore.

E para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë është edhe xhudistja Distria Krasniqi.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e ka publikuar renditjen e dy garueseve të tij. Ai është shprehur krenar për këtë të arritur.

Gara e ardhshme për xhudistët kosovarë do të jetë Grand Slami në Abu Dabi, që mbahet pas një jave.

Do të garojnë xhudistët që kanë më shumë nevojë për pikë: Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpati Zekaj.

Në fillim të nëntorit është Kampionati Evropian në të cilin do të paraqiten Distria, Nora, Laura, Loriana, Akili si dhe Flaka Loxha./Lajmi.net/