Kryeministri holandez: Sot flas me Kurtin e Bërnabiqin për uljen e tensioneve
Kryeministri holandez, Mark Rutte, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Tiranë. Në një deklarim të shkurtër për media, ai tha se sot do ta ketë mundësinë që të flasë me liderët kosovarë dhe serbë për uljen e tensioneve, shkruan lajmi.net. “Tensionet në veriun e Kosovës, natyrisht kërkojmë…

Lajme
Kryeministri holandez, Mark Rutte, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Tiranë.
Në një deklarim të shkurtër për media, ai tha se sot do ta ketë mundësinë që të flasë me liderët kosovarë dhe serbë për uljen e tensioneve, shkruan lajmi.net.
“Tensionet në veriun e Kosovës, natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situata. Kemi folur më parë me presidentin Vuçiq. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, ka thënë ai. /Lajmi.net/