“Bujqësia nuk po përkrahët hiq” – Fermeri që ka mbi 6 mijë pula nuk po e sheh ndihmën e shtetit askund
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar te njëri nga fermerët i cili mbanë dhe kultivon shpezë. Agim Gashi nga fshati Dobërdol i Podujevës ka mbi 6000 pula shkruan lajmi.net. Ai ka folur për mundimet dhe vështirësitë që kanë në punën e tyre, ndërsa sa i përket ndihmës nga shteti, ai është shumë i pakënaqur. “Ministrisë së…

Lajme
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar te njëri nga fermerët i cili mbanë dhe kultivon shpezë.
Agim Gashi nga fshati Dobërdol i Podujevës ka mbi 6000 pula shkruan lajmi.net.
Ai ka folur për mundimet dhe vështirësitë që kanë në punën e tyre, ndërsa sa i përket ndihmës nga shteti, ai është shumë i pakënaqur.
“Ministrisë së Bujqësisë, aktuale, si dhe atyre përpara, nuk i këni ndihmuar bujqësisë asnjë trohë”, tha ai.
Tutje ai tregon se të gjitha arritjet në punën e tyre i kanë bërë me forcat e veta
“Kush po punon tokë, bujqësia nuk po përkrahet hiq, as nuk kemi prej shtetit asnjë objekt që e ka prue, krejt vet i kemi, shteti u ndihmon veç atyre që nuk punojnë”, tha ai./Lajmi.net