Netanyahu thërret opozitën në qeveri: Thotë se do të veprojnë me të gjithë forcën
Gjatë takimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shtunsn me liderët e opozitës Yair Lapid dhe Benny Gantz ai iu ka ofruar bashkimin në një qeveri të bashkuar. Siç raportojnë mediat izraelite ky është i njejti format të cilit i ishte bashkuar asokohe lideri i opozitës Menachem Begin qeverisë së Eshkol në mbrëmjen e Luftës…
Bota
Gjatë takimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shtunsn me liderët e opozitës Yair Lapid dhe Benny Gantz ai iu ka ofruar bashkimin në një qeveri të bashkuar.
Siç raportojnë mediat izraelite ky është i njejti format të cilit i ishte bashkuar asokohe lideri i opozitës Menachem Begin qeverisë së Eshkol në mbrëmjen e Luftës Gjashtë Ditore.
Në luftimet e sotme pas sulmeve simultane nga ajri me raketa drejt civilëve dhe inkursioneve tokësore të njësive të brigadësAl-Qassam të organizatës terroriste palestineze Hamas në jug, Izraeli shpalli gjendje lufte në vend dhe mobilizoi të gjitha trupat në të gjitha frontet.
Raportohet se deri tani janë mbi 200 viktima izraelite dhe mbi 1000 të plagosur të konfirmuara. Është e ditur por jo saktësisht se njësitet terroriste të Hamas kanë kidnapuar civilë izraelitë dhe po i mbajnë si pengje në Rripin e Gazës. Numri i tyre nuk është bërë i njohur.
Izraeli ka paralajmëruar ndëshkim të rëndë për Hamas gjatë ditës dhe sipas deklaratës së ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant, këtë herë do të ketë thyerje totale të Hamas. “Realiteti që ekziston Gaza nuk do të jetë më. Do të operojmë me të gjitha forcat”.