Deputetët “patriotë” të LVV’së nuk i dinë emrin e policit të plagosur me 24 shtator

Afrim Bunjaku dhe Alban Rashiti janë dy policët që mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit ranë në pritë të në fshatin Banjskë të Zveçanit. I pari u qëllua për vdekje, ndërsa i dyti u plagos nga grupi terrorist që kryen agresion mënë Kosovë mëngjesin e asaj të diele, shkruan lajmi.net. Meqenëse të gjithë krenohemi me…

Lajme

06/10/2023 19:43

Afrim Bunjaku dhe Alban Rashiti janë dy policët që mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit ranë në pritë të në fshatin Banjskë të Zveçanit.

I pari u qëllua për vdekje, ndërsa i dyti u plagos nga grupi terrorist që kryen agresion mënë Kosovë mëngjesin e asaj të diele, shkruan lajmi.net.

Meqenëse të gjithë krenohemi me punën e Policisë, ka të atillë që policit të plagosur at ditë, Alban Rashiti, nuk i di emrin.

E më e “keqja” e kësaj është se ka deputetë të kësaj legjislature që heronjëve tanë që ranë në pritë mëngjesin e 24 shtatorit, nuk u a dinë as emrin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ardian Gola, para mikrofonit të lajmi.net, nuk ia di emrin policit të vrarë.

“Jo, jo, e di që ka qenë një i plagosur”, tha ai.


Ndërsa deputeti tjetër nga partia në pushtet, Armend Muja, policit të plagosur Alban Rashiti ia dinë vetëm emrin, ndërsa mbiemrin nuk ia dinë fare.

“Ai që ti po flet është nga Gjilani, emrin e ka Alban”, tha Armend Muja para kamerës.

Kujtojmë që mëngjes e 24 shtatorit policët Afrim Bunjaku dhe Alban Rashiti ranë në pritën e grupit kriminal e terrorist në fshatin Banjskë.

Fill pas kësaj, pasoi operacioni i Policisë së Kosovës për asgjësimin e tyre.

Disa nga ta u vranë, disa u kapën të gjallë dhe mbahen nga institucionet kosovare, ndërsa shumica prej tyre ikën maleve për në Serbi.

Më pas doli se këtij grupi i printe famëkeqi Milan Radojqiq, aso kohe ende nënkryetar i Listës Serbe.

Kjo është dënuar nga e gjithë bota demokratike dhe aleatët perendimorë të Kosovës./Lajmi.net