Dëshmitari i çoi mjekët ligjorë tek vendi, detaje se si u gjetën eshtrat që dyshohet të jenë të një të zhdukuri
Me datë 05.10.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar, i cili ka njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së…
Lajme
Me datë 05.10.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar, i cili ka njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.
Së bashku me dëshmitarin, në vendin e ngjarjes kenë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Është identifikuar lokacioni dhe pas gërmimit/ekshumimit, janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit.
Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka bërë tërheqjen e gjetjeve eshtërore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim. /Lajmi.net/