Zemaj thotë se Qeveria po e demotivon Policinë e Kosovës
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit sërish ka ngritur pikëpyetjet lidhur me pagat e Policëve. Tashmë dihet se policët nuk kanë marrë shtesat për rrezikshmëri për 8 muaj, që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Lajmi.net gjatë ditës së sotme i ka pyetur deputetët lidhur me pagat e policëve e mendimet e tyre…

Lajme
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit sërish ka ngritur pikëpyetjet lidhur me pagat e Policëve.
Tashmë dihet se policët nuk kanë marrë shtesat për rrezikshmëri për 8 muaj, që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.
Lajmi.net gjatë ditës së sotme i ka pyetur deputetët lidhur me pagat e policëve e mendimet e tyre kanë qenë të ndryshme.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kategorizimi është i nevojshëm në mesin e policëve por pasi rrezikshmëria dallon.
“Ata janë pjestarë të Policisë, duhet të gjithë të trajtohen njejtë, po rata të cilët meren me rate të randa sikur është ndjekja e krimit të organizuar, korrupsionit terrorizmit, jo këtu por gjithkund në botë trajtohen në mënyrë të ndryshme”, u shpreh ai për Lajmi.net.
Zemaj tha se Ligji aktual me barazinë që ka bërë me të gjithë policët krijon demotivim te policët në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale.
“Ky barazim i cili është bërë me Ligjin e Pagave është jo i dinjitetshëm dhe krijon njëfarë demotivimi për ta kryer punën dhe me mbajt detyrën ashtu sic i takon në pjesën profesionale”, tha Zemaj për Lajmi.net.
Kujtojmë se deri më tash nuk është paguar asnjë cent nga shtesat për rrezikshmëri ndaj policëve, ndërsa Ministria e Financave, arsyetohet me procedura ligjore që duhet të ndiqen.
E këto procedura në realitet i kanë lënë tash e 8 muaj pa shtesa Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/