Haradinaj: Duhet dyfishim i pagave në Polici, AKI e në FSK
Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i rris pagat në sektorin e drejtësisë dhe në sektorin e emergjencave. Ai në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë këtë pasi siguria është primare e kjo u pa edhe me sulmin terrorist në Banjskë…

Lajme
Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i rris pagat në sektorin e drejtësisë dhe në sektorin e emergjencave.
Ai në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë këtë pasi siguria është primare e kjo u pa edhe me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Për me e bë drejtësinë në paga duhet me pas dyfishim të pagave në Polici në Ushtri në AKI në Doganë në emergjenca dhe te zjarrfikësit. Me qenë shoqëria jonë e drejtë dhe me qenë e meqme, kur po them shoqëria e kam fjalën Qeveria menjëherë duhet me marrë vendim për dyfishim të pagave”, u shpreh ai për lajmi.net.
Kujtojmë se sot PDK-ja propozoi rezolutë në Kuvendin e Kosovës për Policinë e Kosovës, e që aty ishte kërkesë që Qeveria të merr vendim për shtesa për pension të parakohshëm, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor për policët.
Kjo rezolutë u përkrahë edhe nga LDK-ja e AAK-ja, ndërsa VV-ja dha se ka implikime buxhetore dhe abstenoi në votimin e saj. /Lajmi.net/