Vashat e Bashkimit triumfojnë në Superkupën e basketbollit kosovar

Bashkimi është triumfues në Superkupën e Femrave. Në finalen e zhvilluar në Prizren ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 49:57 (16:13, 9:9, 11:16, 13:19). Ndeshje ishte interesante nga fillimi deri në fund, me shumë kthesa dhe dramë në fund. Në çerekun e parë, skuadra prishtinase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar…

Sport

04/10/2023 18:50

Bashkimi është triumfues në Superkupën e Femrave. Në finalen e zhvilluar në Prizren ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 49:57 (16:13, 9:9, 11:16, 13:19).

Ndeshje ishte interesante nga fillimi deri në fund, me shumë kthesa dhe dramë në fund.

Në çerekun e parë, skuadra prishtinase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 16:13. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por kjo pjesë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara (gjithsej 18 nga të dy skuadrat), ndërsa pjesa e parë përfundoi 25:22.

Në periodën e tretë, prishtinaset u shkëputen në 32:24, por nga ky moment prizrenaset këndellen dhe me një seri prej 0:9, kaluan në epërsi 32:33, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 36:38. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, sidoqoftë, Bashkimi ishte më i mirë dhe triumfoi 49:57.

MVP e turneut është shpallur Sarah Mgbeike, çmim të cilin ia ka dorëzuar Anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu, ndërsa trofeun për kapitenin e Bashkimit, Aulona Muhadri ia dorëzoi Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Duhet theksuar se në pushim mes pjesëve janë pensionuar dy basketbollistet shumë të trofeshme në vendin tonë, Ulpiana Emra dhe Irma Konjusha.

Ato u pensionuan në një ceremoni zyrtare, duke u falënderuar për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës./Lajmi.net/