Linda Halimi bleu shtëpi e Aleks Visha fitoi 122 mijë dollarë për pesë minuta, fitime marramendëse nga “TikTok-u”
Tashmë apliakcioni i “TikTok-ut” është shndërruar në aplikacion përfitues. Fitimet financiare nga ky aplikacion janë tejet të mëdha, shkruan lajmi.net. Pas këngëtares Linda Halimi, e cila para pak ditësh deklaroi se falë fitimeve në ‘TikTok’ ka arritur të blejë një shtëpi, është tiktokeri i famshëm nga Shqipëria, Aleks Visha, i cili së fundmi në një…

ShowBiz
Tashmë apliakcioni i “TikTok-ut” është shndërruar në aplikacion përfitues.
Fitimet financiare nga ky aplikacion janë tejet të mëdha, shkruan lajmi.net.
Pas këngëtares Linda Halimi, e cila para pak ditësh deklaroi se falë fitimeve në ‘TikTok’ ka arritur të blejë një shtëpi, është tiktokeri i famshëm nga Shqipëria, Aleks Visha, i cili së fundmi në një intervistë televizive deklaroi se në vetëm pesë minuta ka fituar rreth 122 mijë dollarë.
“Falenderues ndaj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarëve kur i tregon të vërtetën të ndjekin më shumë. Lojërat në Tik Tok kanë edhe hile. Na kanë bllokuar edhe me hackera. Na kanë bllokuar lekët që kemi pasur në llogari. 122 mijë dollarë në 5 minuta ka qenë shuma më e madhe që kam fituar në Tik Tok. Sfidë e vështirë edhe live në Tik Tok”, u shpreh ai për Ora News./Lajmi.net/