Idrizi me kërkesë ndaj Kurtit për ndryshimin e Ligjit të Prokurimit: Po na vështirëson punën
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ishte në takimin e kryeministrit, Albin Kurti, me kryetarët e komunave ka thënë se e ka një kërkesë specifike për Qeverinë e Kosovës. Ai në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se Ligji i Prokurimit ka mangësi dhe po ua ngadalëson punën në komunë, shkruan Lajmi.net. Me Ligjin…

Lajme
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ishte në takimin e kryeministrit, Albin Kurti, me kryetarët e komunave ka thënë se e ka një kërkesë specifike për Qeverinë e Kosovës.
Ai në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se Ligji i Prokurimit ka mangësi dhe po ua ngadalëson punën në komunë, shkruan Lajmi.net.
Me Ligjin aktual u mundësohet operatorëve ekonomik që të bëjnë ankesë nga dy herë e kjo po shkakton vonesa në realizimin e punëve.
Sipas Idrizit ankesat shpesh janë të pabaza dhe komuna e Vushtrrisë në 3 raste i ka fituar kontestet me operatorët ekonomik, por që koha e humbur nuk mund të kompensohet.
“Iu jepet mundësia operatorëve të ankohen nga dy herë edhe këto ankesa që ne I kemi përshembull, ne tri konteste i kemi fituar mirëpo kush na kompenson kohën e humbur që duhet të punohet që të realizohen projektet. Kjo kish me qenë ajo kërkesa e imja”, u shpreh Idrizi për Lajmi.net.
Idrizi tutje është shprehur optimist se kjo do të ndryshojë me ndrydhimin e Ligjit i cili tashmë është duke u rishikuar.
“Tash më duket se ligji është në riprocedim edhe me u shpejtu pak”, u shpreh ai. /Lajmi.net/