Zviceranet protestojnë për rritje të pagave dhe pensioneve

Protesta zvicerane për koston e jetesës, e thirrur nga sindikatat dhe partitë e majta, duke kërkuar rritje pagash dhe rritje të pensioneve, tërhoqi mijëra njerëz në Bernën qendrore të shtunën, një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Organizatorët thonë se pjesëmarrja ishte rreth 20,000, ndërsa protestuesit marshuan në Parlament për të nxitur kërkesat popullore për “paga më…

Bota

17/09/2023 16:30

Protesta zvicerane për koston e jetesës, e thirrur nga sindikatat dhe partitë e majta, duke kërkuar rritje pagash dhe rritje të pensioneve, tërhoqi mijëra njerëz në Bernën qendrore të shtunën, një muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Organizatorët thonë se pjesëmarrja ishte rreth 20,000, ndërsa protestuesit marshuan në Parlament për të nxitur kërkesat popullore për “paga më të mira dhe pensione më të mira”, shkruan The Local.

“Demonstrata e madhe e sotme dërgon një mesazh të qartë – në një vend të pasur si Zvicra ka para të mjaftueshme që të gjithë të jetojnë mirë”, thanë organizatorët në një deklaratë, duke i kërkuar gjithashtu qeverisë të reduktojë kontributet e sigurimeve kombëtare në rritje së fundmi, përcjell albinfo.ch.

“Për të shpëtuar bankat, ata gjejnë lehtësisht miliarda. Dhe, gjatë asaj kohe njerëzit duhet të shtrëngojnë rripat? Gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu”, tha federata kryesore e sindikatave USS.

Rritja e kostos së jetesës është një temë kryesore së bashku me imigracionin dhe ndryshimet klimatike përpara zgjedhjeve të 21 tetorit me një rritje prej 187 për qind të çmimeve të energjisë elektrike është një problem i veçantë, shkruan The Local.