Scholz: Vendet e G-20 janë kundër përdorimit të armëve bërthamore
Kancelari gjerman, Olaf Scholz të dielën tha se vendet e G-20 kanë bërë edhe një herë një angazhim të qartë kundër përdorimit të armëve bërthamore në deklaratën përfundimtare të miratuar në Indi. Në një konferencë për shtyp në Indi, Scholz theksoi se vendet e Evropës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës kanë treguar një unitet të ri…
Bota
Kancelari gjerman, Olaf Scholz të dielën tha se vendet e G-20 kanë bërë edhe një herë një angazhim të qartë kundër përdorimit të armëve bërthamore në deklaratën përfundimtare të miratuar në Indi.
Në një konferencë për shtyp në Indi, Scholz theksoi se vendet e Evropës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës kanë treguar një unitet të ri dhe samiti dha një “mesazh të qartë” mbi integritetin territorial “të padiskutueshëm” të Ukrainës, shkruan AA.
“Këto janë rezultate të mira”, tha ai dhe shtoi se ky bashkëpunim i ka treguar Rusisë se opinioni publik botëror nuk i miraton “parimet e dhunshme të politikës ruse”.
I pyetur për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të marrë pjesë në samitin e G-20 që do të mbahet në Brazil vitin e ardhshëm, Scholz tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e një “spekulimi” të tillë.