Selimi: Çdo serb që guxon të mos i bindet diktatit të Beogradit, arrestohet nga policia sekrete serbe
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se drejtori menaxhues i Komunës së Leposaviqit, Nikola Radimiroviq, është arrestuar nga Policia serbe të shtunën dhe po mbahet në stacionin policor në Rashkë. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi. Sipas Selimit,…

Lajme
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se drejtori menaxhues i Komunës së Leposaviqit, Nikola Radimiroviq, është arrestuar nga Policia serbe të shtunën dhe po mbahet në stacionin policor në Rashkë.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi.
Sipas Selimit, arsyeja e arrestimit të Radimiroviçit është se ai nuk i është bindur diktatit të Beogradit për të mos punuar me autoritetet kosovare.
“Nikola Radimiroviç, një nga pak serbët e Kosovës që ende punon me autoritetet aktuale komunale veriore, është arrestuar nga policia sekrete serbe duke kaluar kufirin me të fejuarën e tij”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Por ky lloj i arrestimeve sipas ish-kryediplomati kosovarë ka për qellmi frikësimin./Lajmi.net/