Osmani viziton Durrësin në mbyllje të vizitës zyrtare në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Durrësin në mbyllje të vizitës zyrtare në Shqipëri. Kështu bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”, përcjell lajmi.net. “Nga Tirana fantastike e Berati magjepsës, vazhduam në Durrës – një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë. Diskutime…

Lajme

05/09/2023 21:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Durrësin në mbyllje të vizitës zyrtare në Shqipëri.

Kështu bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”, përcjell lajmi.net.

“Nga Tirana fantastike e Berati magjepsës, vazhduam në Durrës – një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë.
Diskutime me Kryetaren Emiriana Sako, vizitë në Portin e Durrësit dhe Pikën Doganore të Kosovës dhe përmbyllje e vizitës tek “Torra Veneciane” që ofron një përvojë të jashtëzakonshme.
Mirupafshim sërish së shpejti!”, shkroi ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë: