Luiza e treta në botëror, pavarësisht problemeve fizike
Luiza Gega bëri një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Atletja pavarësisht një problemi fizik që e shoqëroi në këtë kompeticion, u rendit në vendin e tetë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra një distancë që e përshkoi me kohën 9 minuta…
Sport
Luiza Gega bëri një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Atletja pavarësisht një problemi fizik që e shoqëroi në këtë kompeticion, u rendit në vendin e tetë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra një distancë që e përshkoi me kohën 9 minuta 10 sekonda e 27 të qindtat që është koha më e mirë e saj në këtë sezon dhe shumë pranë rekordit kombëtar të kësaj disipline.
Kampionia e Evropës, pavarësisht dëmtimit në këmbë që kishte pësuar arriti që në bateritë kualifikuese të renditet në vendin e tretë në baterinë e saj duke kaluar në finalen ashtu siç ndodhi në botërorin e vitit të kaluar në Oregon, ku Gega u rendit në vendin e pestë që është rezultati i saj më i mirë për sa u përket botërorëve.
Vlen të kujtojmë se, Luiza Gega e ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa pak kohë më parë në kampionatin ballkanik arriti të kapë normën që e çonte atë në kompeticionin më të rëndësishëm sportiv në botë.
Përsa i përket garës, medaljen e artë në 3000 m me pengesa për femra medaljen e artë e fitoi Winfried Mutile Yavi nga Bahreini me 8 minuta 54 sekonda e 29 të qintat, e ndjekur nga Beatrice Chepkoech nga kenia në vendin e dytë dhe Cherotich, edhe kjo një atlete keniane. /Top Channel