Përmbytjet ndërpresin fluturimet në aeroportin e Frankfurtit

Përmbytjet në pistë bënë që disa njerëz të mos ishin në gjendje të zbrisnin nga avionët që kishin mbërritur tashmë në Frankfurt. Rreth 70 fluturime u anuluan në total, pasi Gjermania qendrore pati shira të dendur dhe rrufe të shumta të mërkurën. Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat e pistës ishin mbledhur sasi…

Bota

17/08/2023 11:32

Përmbytjet në pistë bënë që disa njerëz të mos ishin në gjendje të zbrisnin nga avionët që kishin mbërritur tashmë në Frankfurt. Rreth 70 fluturime u anuluan në total, pasi Gjermania qendrore pati shira të dendur dhe rrufe të shumta të mërkurën.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat e pistës ishin mbledhur sasi të mëdha uji, duke lënë pasagjerët të ngecur në avionët që ishin ulur, shkruan DW.

Një video nga aeroporti qarkulloi në rrjetet sociale, ku shiheshin avionë të parkuar në ujë, ndërsa në sfond shiheshin rrufetë.

Sipas faqes së internetit të Aeroportit të Frankfurtit, rreth 70 fluturime ishin anuluar si pasojë e motit të keq.

Për sa i përket ngritjeve dhe uljeve, Aeroporti i Frankfurtit mbyllet në orën 23:00 me kohë lokale (2100 UTC) por në rrethana të jashtëzakonshme si ajo e së mërkurës, kjo mund të zgjatet deri në mesnatë për të lehtësuar vonesat, anulimet dhe mbingarkesën ditën tjetër.

Midis orës 20.00 dhe 23:00 Sipas kohës lokale, zyra e motit kishte raportuar reshje deri në 60 litra për metër katror në disa pjesë të rajonit.