Kurti në Maqedoni të Veriut, reagojnë nga LDK-ja: Po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten zhvilloi një vizitë në Maqedoni të Veriut. Por, ai atje nuk u prit nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaqevski e madje as nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan lajmi.net. Kurti qëndroi në Çair ku morri pjesë në përurimin e një rruge që u emërua për nder…

Lajme

12/08/2023 14:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten zhvilloi një vizitë në Maqedoni të Veriut.

Por, ai atje nuk u prit nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaqevski e madje as nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Kurti qëndroi në Çair ku morri pjesë në përurimin e një rruge që u emërua për nder të veprimtarit Adem Demaçi. Ndërsa në Tetovë u takua me kryetari Bilall Kasami.

Ku ky i fundit ia organizoi edhe një tubim më qytetarë.

E ndaj vizitës së Kurtit pati shumë reagime, ndërsa gjatë së shtunës ka ardhur një reagim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi ka shkruar në Facebook se pasi i “bëri pikë e pesë për një këshilltare në Preshevë tash ua  ka mësy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Halimi tutje ka shkruar se Kurti nuk e ka ndërmend të merret me problemet e përditshme të qytetarëve por po shndërrohet në një përçarës të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste.

Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre.