Në Kosovës së shpejti krijohet një Gjykatë e re
Në shtetin e Kosovës së shpejti do të krijohet një Gjykatë e re. Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. ‘’Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës’’, ka…
Lajme
Në shtetin e Kosovës së shpejti do të krijohet një Gjykatë e re.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës’’, ka bërë të ditur Haxhiu.
Më tutje Haxhiu ka thënë se Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative./Lajmi.net/