Vazhdon skandali i boksierëve shqiptarë, Bernardin Jakaj për kritikuesit: Mbylleni gojën!

Të shtunën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvilluan disa meçe boksi që në të vërtetë solli shumë reagime të mëdha nga tifozët e këtij sporti. Nuk kishte të bënte fare me reagime të mira, të gjitha pothuajse ishin kundër boksierëve tanë, të cilët sipas tyre fituan me ndihëm e gjyqtarëve, shkruan Lajmi.net Shumë…

Sport

08/08/2023 17:03

Të shtunën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvilluan disa meçe boksi që në të vërtetë solli shumë reagime të mëdha nga tifozët e këtij sporti.

Nuk kishte të bënte fare me reagime të mira, të gjitha pothuajse ishin kundër boksierëve tanë, të cilët sipas tyre fituan me ndihëm e gjyqtarëve, shkruan Lajmi.net

Shumë kritika kishte ndaj tyre, por këto s’po i pranojnë asesi boksierët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në perendim.

Bernardin Jakaj, boksieri që arriti fitore sipas gjyqtarëve gjatë ditës së shtunë, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Ai ka shpërnda një intervistë të menaxherit të tij, Shpëtim Shala dhe në mbishkrim e ka shkruar: “Dëgjojeni, e mbyllni gojën.”

Sigurisht që reagime të tilla veç çka e bëjnë më të keqe situatën./Lajmi.net/