Konfirmohet ikja e Armend Mehajt, Ejup Maqedonci thotë se do ta marrë detyrën e ministrit

Kolonel Ejup Maqedonci do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë ai për KosovaPress. Ai do të pasojë ministrin Armend Mehaj, dorëheqja e të cilit ende nuk është publikuar. Së fundmi, Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”. Maqedonci, i cili…

Lajme

08/08/2023 11:12

Kolonel Ejup Maqedonci do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai për KosovaPress.

Ai do të pasojë ministrin Armend Mehaj, dorëheqja e të cilit ende nuk është publikuar.

Së fundmi, Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”.

Maqedonci, i cili ka përvojë të gjatë ushtarake, ka shërbyer edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.