Nervozohet Haxhi Krasniqi, “u çepon” komentatorëve dhe opinionit: E kam “dridhur” kundërshtarin në 3 raundet e para
Robin Krasniqi vazhdon të komentojë meçin e tij me Nadjib Mohammedi. Data e 5 gushtit muaj më parë ishte premtuar që do dhuronte spektakël. Robin Krasniqi për herë të parë zgjodhi të zhvillonte një duel në vendlindjen e tij. Së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e organizuan që ai meç i shumë pritur…
Sport
Robin Krasniqi vazhdon të komentojë meçin e tij me Nadjib Mohammedi.
Data e 5 gushtit muaj më parë ishte premtuar që do dhuronte spektakël.
Robin Krasniqi për herë të parë zgjodhi të zhvillonte një duel në vendlindjen e tij.
Së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e organizuan që ai meç i shumë pritur të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’.
Meçi u prit nga shumë tifozë, por në fund nuk shkoi mirë.
Kjo pasi në raundin e nëntë gjyqtari vendosi të skualifikojë kundërshtarin e Krasniqit, dhe i dha këtij të fundit fitoren.
Kjo u komentua shumë duke e cilësuar si fitore e pamerituar dhe së fundmi reagoi edhe vetë ai.
Fillimisht duke përmendur sukseset e shumta të tij, më pas duke arsyetuar atë që ka ndodhur.
Ai nuk la as pa përmend edhe komentet e analistëve, me arsyetimin se e ka ‘dridhur’ kundërshtarin në tre raundet e para.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë reagimin e plotë (pa ndërhyrje):
“Reagim nga Robin Krasniqi për “Ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale sidhe për komentatorët e duelit:
Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren.
Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi.
Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj, meqë edhe ata e kanë dëgjuar atë komentim.
Komentimi i analistit të quajtur Afrim Majanci i cili është një ish-boksier amator i njohur në Kosovë, ishte jo vetëm skandaloz por edhe tendencioz, ndërkaq komentet e tij ndikonin edhe në komentimin e kolegut të tij, i cili siç dukej pak kishte lidhje me boksin.
Së pari dua të përgëzoj kundërshtarin tim Nadjib Mohammedi për luftën e tij të përzemërt dhe për duelin e madh që ma dhuroi, sepse pa kundërshtar cilësor nuk ka duel cilësor, por ai jo vetëm që humbi me pikë, por u diskualifikua shumë më vonë se që u desh të diskulifikohej. Unë ose boksoj ndaj një kundërshtari cilësor, ose nuk boksoj fare, andaj qëllimi im dhe i ekipit tim ka qenë gjithmonë që të sjellim kundërshtar të nivelit të lartë botëror në Kosovë dhe këtë e kemi bërë.
Po kthehem tek komentimi i ztr. Afrim Majancit. Ky zotriu në këtë duel asnjë goditje timen të pastër nuk e paska komentuar, madje as goditjet nga të cilat është dridhur kundërshtari në 3 raundet e para nuk i paska vërejtur. Ndërkaq goditjet pas koke, goditjet me pjesën e brendshme të dorëzave dhe shumë goditje të tjera të pa-pastra, e të palejuara, të kundërshtarit tim nuk i komentoi aspak. Edhemë skandaloze është se ky zotriu as qortimet dhe heqjen e pikëve të kundërshtarit nga referi nuk i kishte parë fare dhe nuk i paska komentuar. Vlerësimi i tij i vetëm paska qenë të shkuarit përpara me kokë nga ana e kundërshtarit.
Nëse unë boksoja në defanzivë atë e quante humbje, ndërsa ofanzivën e quante prirje, pa marrë parasyshë se goditjet më të shumta të kundërshtarit kanë përfunduar në mbrojtjen time!
Unë nuk e di për çfarë arsye ky zotri ia paska “huq” aq fort, por më vjen sinqerisht keq për tifozët e boksit të cilët drejtpërdrejt janë keq-informuar, sepse zëri i komentuesit natyrisht se ndikon shumë tek vlerësimi final i një teleshikuesi. Gjithashtu më vjen keq për partnerin tanë televiziv TËVË1 i cili ka bërë gjithçka që transmetimi të realizohet edhepse kushtet atmosferike na sollen gati deri tek anulimi i të gjithë mbrëmjes.
Kështu përgjegjësia “profesionale” mbetet vetëm tek “profesionistët e rrjeteve sociale” të cilët e marrin detyrën për të komentuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare./Lajmi.net/