Kryeministri i Kanadasë ndahet nga gruaja pas 18 vitesh martesë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau vendosin të ndahen pas 18 vitesh martesë. Në një deklaratë të shkurtër të bërë nga zyra e kryeministrit në Instagram, thuhet se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” dyshja “kanë marrë vendimin për t’u ndarë”. Çifti tha se do të mbeten “një…

Bota

02/08/2023 19:33

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau vendosin të ndahen pas 18 vitesh martesë. Në një deklaratë të shkurtër të bërë nga zyra e kryeministrit në Instagram, thuhet se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” dyshja “kanë marrë vendimin për t’u ndarë”.

Çifti tha se do të mbeten “një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë” në një postim në Instagram.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, tha Trudeau në postimin e tij, të cilin e ndau edhe llogaria e Sophie.

Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Në një deklaratë, zyra e kryeministrit Trudeau tha se ndërsa çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes, ata do të vazhdojnë të dalin publikisht. /Abc news