Shkon në pesë numri i viktimave në Itali, situatë e rëndë pas temperaturave të larta

Numri i viktimave në Itali shkon në pesë, si pasojë e zjarreve dhe përmbytjeve në jug të vendit. Zjarret në Siçili çuan në mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos pasi temperaturat në qytet shkuan deri në 47 gradë Celsius. Një grua 88-vjeçare u raportua se vdiq në San Martino delle Scale, disa milje larg…

Bota

25/07/2023 18:30

Numri i viktimave në Itali shkon në pesë, si pasojë e zjarreve dhe përmbytjeve në jug të vendit.

Zjarret në Siçili çuan në mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos pasi temperaturat në qytet shkuan deri në 47 gradë Celsius.

Një grua 88-vjeçare u raportua se vdiq në San Martino delle Scale, disa milje larg kryeqytetit sicilian, pasi ndërprerja e shkaktuar nga zjarret pengoi shërbimet e urgjencës të arrinin në kohë.

Një pjesë e autostradës u mbyll pasi në ishull u raportuan 55 vatra zjarri.

Stuhitë në Lombardi morën katër jetë, të moshave 16, 58 dhe dy 19-vjeçarë.