Publikohet 12-shja e Kosovës për ndeshjen ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës. Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Lajmi.net Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të…

Sport

18/07/2023 20:43

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës.

Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Lajmi.net

Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim.