G20-ta vendos masa të rrepta për bursat e kriptovalutave

Rregullat e pranuara botërisht nuk i lënë bursave të kriptovalutave asnjë alternativë tjetër veçse të prezantojnë masa mbrojtëse bazë për të parandaluar goditjet dhe mashtrimet, tha Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) i njëzet ekonomive më të mëdha (G20). Ky Bord ka publikuar rekomandimet e kërkuara nga G20-ta për mbikëqyrjen e bursave që tregtojnë kriptovaluta. Mbikëqyrësi…

Bota

17/07/2023 23:19

Rregullat e pranuara botërisht nuk i lënë bursave të kriptovalutave asnjë alternativë tjetër veçse të prezantojnë masa mbrojtëse bazë për të parandaluar goditjet dhe mashtrimet, tha Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) i njëzet ekonomive më të mëdha (G20).

Ky Bord ka publikuar rekomandimet e kërkuara nga G20-ta për mbikëqyrjen e bursave që tregtojnë kriptovaluta. Mbikëqyrësi rishikoi gjithashtu rekomandimet e tij ekzistuese për disa nga kriptovalutave.

“Siç kanë treguar ngjarjet e fundit, nëse lidhjet me financat tradicionale do të rriteshin më tej, përhapjet nga tregjet e kriptovalutave në sistemin më të gjerë financiar mund të rriteshin”, tha FSB.

FSB tha se të gjitha vendet duhet të zbatojnë rekomandimet, edhe ato që nuk janë anëtarë të mbikëqyrësit.

“Lojtarët e kriptovalutave duhet të ndalojnë së vepruari jashtë perimetrit rregullator ose në mospërputhje me rregullat ekzistuese”, u tha gazetarëve sekretari i Përgjithshëm i FSB-së, John Schindler.

Bitcoin ka arritur nivelin më të lartë të 13 muajve pasi sektori është rimëkëmbur nga kolapsi i vitit të kaluar, i përforcuar nga një fitore ligjore historike e Ripple Labs, e cila kishte sfiduar rregullatorët se sa larg duhet të janë argumentet e përcaktuara me Ligjin amerikan të Letrave me Vlerë.

Bashkimi Evropian ka miratuar tashmë grupin e parë gjithëpërfshirës të rregullave për tregjet e kriptovalutave, por standardet minimale të “bazës botërore” të FSB-së janë krijuar për të akomoduar juridiksionet që duan të shkojnë më tej.