Enver Sekiraqa përmendet në Speciale, thuhet se ishte ndaluar nga UÇK-ja në Majac
Emri i Enver Sekiraqës është përmendur sot në seancën gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale. Emri i “ish gansterit” më të njohur të Prishtinës është lakuar kur prokurorët e kanë pyetur ish-komandantin e Llapit, Rrustem Mustafa, për të ashtuquajturën qendër ndalimi në Majac, shkruan lajmi.net. “Remi” ka treguar se në atë qendër kishte marrë…
Lajme
Emri i Enver Sekiraqës është përmendur sot në seancën gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale.
Emri i “ish gansterit” më të njohur të Prishtinës është lakuar kur prokurorët e kanë pyetur ish-komandantin e Llapit, Rrustem Mustafa, për të ashtuquajturën qendër ndalimi në Majac, shkruan lajmi.net.
“Remi” ka treguar se në atë qendër kishte marrë vesh se ishte ndaluar Sekiraqa.
Më pas, ai e kishte vizituar atë vend, i shoqëruar nga ushtarë të UÇK-së, për të cilët tha se nuk i mban mend kush janë. /Lajmi.net/