Mësohet arsyeja pse ende nuk është zyrtarizuar Granit Xhaka në Bayer Leverkusen
Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës luajti sezonin e fundit në Premier League te skuadra e Arsenalit. Ai tashmë ka arritur marrëveshje verbale me ekipin gjerman, Bayer Leverkusen, por transferimi i tij është duke u vonuar shkaku i klubit “Topçinjë”, shkruan Lajmi.net Xhaka është përshëndetur me të gjithë në Arsenal, por Mikel Arteta nuk…
Sport
Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës luajti sezonin e fundit në Premier League te skuadra e Arsenalit.
Ai tashmë ka arritur marrëveshje verbale me ekipin gjerman, Bayer Leverkusen, por transferimi i tij është duke u vonuar shkaku i klubit “Topçinjë”, shkruan Lajmi.net
Xhaka është përshëndetur me të gjithë në Arsenal, por Mikel Arteta nuk e lë të largohet derisa të gjejë një zëvendësues për të.
Në fakt, punimet për të nënshkruar me një mesfushor te Arsenali janë duke vazhduar, kurse nga korriku fillon puna intensive për gjetjen e zëvendësuesit të Granit Xhakës.
Për momentin në listën e Arsenalit janë lojtarët, si Declan Rice dhe Caicedo i Brightonit, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Kurse Xhaka tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe do të jetë Leverkusen, që ka trajner legjendën e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.
Kujtojmë që sezonin që lam pas, Xhaka ishte një mjeshtër i vërtetë në mesfushën e Arsenalit. 30-vjeçari në të gjitha garat zhvilloi 47 ndeshje, shënoi nëntë gola dhe bëri shtatë asiste./Lajmi.net/
?️| Granit Xhaka already said his goodbyes to his teammates at a recent end of season dinner and his exit received the blessing of manager Mikel Arteta, who reluctantly agreed to allow him to leave.
Arsenal want to bring in a replacement for Xhaka before sanctioning the move to… pic.twitter.com/8JJl6TmReN
— Arsenal Buzz (@ArsenalBuzzCom) June 14, 2023