“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura” – Ancelotti me reagim emocionues për vdekjen e Berlusconit

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Emra të mëdhenj të futbollit botëror reaguan për vdekjen e ish-presidentit historik të Milanit. Ndër ta ishte edhe trajneri italian, Carlo Ancelotti i cili fitoi shumë trofe…

Sport

12/06/2023 12:44

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Emra të mëdhenj të futbollit botëror reaguan për vdekjen e ish-presidentit historik të Milanit.

Ndër ta ishte edhe trajneri italian, Carlo Ancelotti i cili fitoi shumë trofe në kohën sa ishte pjesë e Milanit dhe në krye të cilit ishte pikërisht Berlusconi.

Ancelotti ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, duke u shprehur me disa fjalë emocionuese.

“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje e pafund për presidentin, por mbi të gjitha për një njeri ironik, besnik, inteligjent, i sinqertë, themelor në aventurën time si futbollist në fillim, e më pas si trajner. Faleminderit President” – shkroi Ancelotti në rrjetin social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carlo Ancelotti (@mrancelotti)


jatë epokës së Berlusconit në krye, Milani fitoi 29 trofe, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Milani gjatë kohës së Berlusconit fitoi 8 herë titullin në Serie A, 5 trofe të Ligës së Kampionëve, 3 tituj të Kupës së Botës për klube, 5 Superkupa të Evropës, 6 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë të Italisë.

Pas mbi tre dekadash si pronar, ai ra dakord t’i shiste klubin një konsorciumi kinez në fillim të gushtit të vitit 2016.

Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive./Lajmi.net/