Zyrtare: Drita prezanton transferimin e ri
Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita ka bërë zyrtare transferimin e parë të afatit kalimtar. Klubi nga Gjilani ka prezantuar mbrojtësin, Astrit Thaqi, i cili u largua nga Ballkani gjatë ditës së djeshme, shkruan Lajmi.net Thaqi ka firmosur kontratë me ekipin bardhë e kaltër deri në vitin 2025, pra për dy sezone. “Sot në ambientet…
Sport
Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita ka bërë zyrtare transferimin e parë të afatit kalimtar.
Klubi nga Gjilani ka prezantuar mbrojtësin, Astrit Thaqi, i cili u largua nga Ballkani gjatë ditës së djeshme, shkruan Lajmi.net
Thaqi ka firmosur kontratë me ekipin bardhë e kaltër deri në vitin 2025, pra për dy sezone.
“Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë që Thaqi ka përvojë të gjatë në Superligë si dhe në arenën ndërkombëtare. Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani./Lajmi.net/