UEFA merr vendim për Marciniak, gjyqtarin e finales së Champions që mori pjesë në protestën homofobike

Çështja Szymon Marciniak ka marrë fund dhe hetimi i nisur nga UEFA për një përfshirje në një fushatë politike me natyrë antisemitike dhe homofobike për gjyqtarin polak Simon Marçiniak është mbyllur. Marciniak do të jetë gjyqtar i finales së Ligës së Kampionëve dhe vetë UEFA e ka konfirmuar diçka të tillë, përcjell lajmi.net. Nëpërmjet një…

Sport

02/06/2023 13:30

Çështja Szymon Marciniak ka marrë fund dhe hetimi i nisur nga UEFA për një përfshirje në një fushatë politike me natyrë antisemitike dhe homofobike për gjyqtarin polak Simon Marçiniak është mbyllur.

Marciniak do të jetë gjyqtar i finales së Ligës së Kampionëve dhe vetë UEFA e ka konfirmuar diçka të tillë, përcjell lajmi.net.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi më i lartë i futbollit në Evropë shprehet se ka marrë një letër nga gjyqtari polak i cili ka sqaruar të vërtetën dhe ka kërkuar falje.

Diçka e tillë është pranuar nga UEFA që nuk ka marrë asnjë vendim për të.

UEFA ka shtuar se është konsultuar edhe me organizata OJQ dhe më pas është vendosur për të mos e dënuar arbitrin pasi do të ishte një mesazh i gabuar në luftën kundër racizmit.

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll./Lajmi.net/