Zyrtare: Largimet s’kanë të ndalur te Drita, Kryeziu firmos “divorcin”
Largimet e futbollistëve nga Drita e Gjilanit nuk kanë të ndalur. Almir Kryeziu është lojtari i radhës që është larguar nga gjilanasit. Ishte vetë futbollisti Kryeziu që konfirmoi largimin e tij nga bardhekaltrit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net. “Ju njoftoj që sot pas dy vitesh të kaluara…
Sport
Largimet e futbollistëve nga Drita e Gjilanit nuk kanë të ndalur. Almir Kryeziu është lojtari i radhës që është larguar nga gjilanasit.
Ishte vetë futbollisti Kryeziu që konfirmoi largimin e tij nga bardhekaltrit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Ju njoftoj që sot pas dy vitesh të kaluara me FC Drita, i kam dhënë fund bashkëpunimit me këtë klub. Dua ta falënderoj klubin për bashkëpunimin, gjithashtu trajnerët dhe stafin e tyre, stafin mjekësor, ekonomët dhe gjithe atyre qe kanë dhënë kontribut për klubin”.
“Falënderim të veçantë për tifozët “Intelektualët” që i kanë qëndruar pranë klubit në çdo kohë”, shkroi Kryeziu në rrjetin social.
Përveç Kryeziut, gjatë ditës së sotme (e enjte) u largua edhe zyrtarisht sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit nga tre herë kampionët e Kosovës janë larguar edhe kapiteni Limani, Hamdi Namani, Ilir Blakçori./Lajmi.net/