Zyrtare: Drita dhe mesfushori Namani ndajnë rrugët
Hamdi Namani nuk do të jetë më pjesë e Dritës së Gjilanit, pas një aventure katërvjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti Namani me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Namani dhe Drita kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës. “Dua të ju njoftoj që pas…
Sport
Hamdi Namani nuk do të jetë më pjesë e Dritës së Gjilanit, pas një aventure katërvjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti Namani me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Namani dhe Drita kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës.
“Dua të ju njoftoj që pas nje periudhe 4-vjeçare të kaluar me klubin e Dritës, sot kam arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me marrevëshje të dyanshme”.
“Dua ta falënderoj klubin për gjithçka që më ka dhënë për këto vite, gjithashtu faleminderit të gjithë trajnerëve e stafit më të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve me të cilët kemi ndarë çdo emocion se bashku, tifozët “Intelektualët” të cilet vazhdimisht kanë qenë mbështetja jonë e madhe dhe të gjithë atyre që kanë punuar në familjen bardhekaltër” – ka shkruar Namani në Facebook.
28-vjeçari para Dritës, karrierë për shumë vite ka bërë edhe te Llapi./Lajmi.net/