Ulpiana – Liria, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e barazhit mes Ulpianës dhe Lirisë. Skuadra nga Prizreni është duke fituar minimalisht 0 me 2 pas 45 minutave të para, shkruan Lajmi.net Golin e parë në pjesën e parë e realizoi Edmon Likaj në minutën e katërt të ndeshjes. Kjo nuk u mjaftoi Lirisë, duke shënuar edhe…

Sport

27/05/2023 15:59

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e barazhit mes Ulpianës dhe Lirisë.

Skuadra nga Prizreni është duke fituar minimalisht 0 me 2 pas 45 minutave të para, shkruan Lajmi.net

Golin e parë në pjesën e parë e realizoi Edmon Likaj në minutën e katërt të ndeshjes.

Kjo nuk u mjaftoi Lirisë, duke shënuar edhe golin e dytë ndaj Ulpianës.

Ishte afrikani, Megameno që në kohën shtesë realizoi.

Kujtojmë që ky takim po zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë./Lajmi.net/