Zyrtare: Ballkani luan ndeshjen e fundit në shtëpi, Gjilani i bën “dhuratën” e sezonit
Skuadra e Ballkanit ndeshjen e fundit do ta luaj në shtëpi edhe pse kjo ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Faqja e klubit nga Suhareka përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se takimi kundër Gjilanit luhet në shtëpi, shkruan Lajmi.net Kjo është një “dhuratë” simpatikë që i është…
Sport
Skuadra e Ballkanit ndeshjen e fundit do ta luaj në shtëpi edhe pse kjo ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Faqja e klubit nga Suhareka përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se takimi kundër Gjilanit luhet në shtëpi, shkruan Lajmi.net
Kjo është një “dhuratë” simpatikë që i është bërë klubit të Ilir Dajës, për ta festuar titullin para tifozëve të vet.
“Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës ka siguruar titullin e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll./Lajmi.net/