Finalja Gjilani – Prishtina, kjo skuadër do të jetë në cilësinë e vendasit
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për skuadrën që do të jetë në cilësinë e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Gjilani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase kundër Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net. Finalja e Kupës…
Sport
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për skuadrën që do të jetë në cilësinë e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase kundër Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Deri në finale, Gjilani arriti duke e eliminuar Llapin në gjysmëfinale, ndërkohë Prishtina siguroi finalen falë triumfit të lehtë kundër Vushtrrisë./Lajmi.net/