Festë e madhe te Feronikeli ’74, momenti kur gjyqtari mbyll ndeshjen dhe nis festa te futbollistët dhe trajnerët

Feronikeli ’74 është kampion i Grupit A në Ligën e Parë dhe njëherit siguron inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm. Skuadra nga Drenasi me barazimin pa gola 0:0 kundër A&N ka siguruar vendin e parë në Grupin A, pozitë kjo që e inkuadron në elitën e futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.…

Sport

21/05/2023 17:46

Feronikeli ’74 është kampion i Grupit A në Ligën e Parë dhe njëherit siguron inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm.

Skuadra nga Drenasi me barazimin pa gola 0:0 kundër A&N ka siguruar vendin e parë në Grupin A, pozitë kjo që e inkuadron në elitën e futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.

“Industrialistët” festuan inkuadrimin në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren pasi aty siguruan një pikë që u mjaftoi për të arritur suksesin.

Me t’u mbyllur takimi nga gjyqtari Visar Kastrati, futbollistët dhe stafi teknik i ekipit nga Drenasit “shpërthyen” në festë.

Feronikeli ’74 është në pozitën e parë me 57 pikë, tri më shumë se Liria.

Kësisoj, në barazh të Ligës së Parë do të luajnë Liria dhe Ulpiana, dy ekipet që janë në pozitën e dytë në grupet A dhe B.

Ekipi që fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë luan në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës me ekipin që zë vendin e tetë në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/