Milani ‘shfryhet’ ndaj Sampdorias dhe vazhdon garën për Top4
Milani ka fituar ndeshjen e xhiros së 35 në Serie A. ‘Rossoneri’ fituan 5:1 ndaj Sampdorias, shkruan lajmi.net. Në minutën e 9’ ishte Rafael Leao që i dha epërsinë Milanit. Mysafirët arritën të befasojnë në ‘San Siro’ duke barazuar rezultatin. Quagliarella ishte ai që tundi rrjetën për Sampdoria. Megjithatë, ky goli në fund doli të…
Sport
Milani ka fituar ndeshjen e xhiros së 35 në Serie A.
‘Rossoneri’ fituan 5:1 ndaj Sampdorias, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 9’ ishte Rafael Leao që i dha epërsinë Milanit.
Mysafirët arritën të befasojnë në ‘San Siro’ duke barazuar rezultatin.
Quagliarella ishte ai që tundi rrjetën për Sampdoria.
Megjithatë, ky goli në fund doli të jetë i nderit për ekipin e rënë nga Serie A.
Ndërsa Milani vazhdoi me gola.
Tre minuta pas golit të barazimit, shënoi Olivier Giroud. Francezi shënoi me kokë, në minutën e 23’ të ndeshjes.
Në të 29’ minutë i njëjti shënoi sërish, këtë herë nga penalltia.
Pjesa e parë u mbyll 3:1 në të mirë të vendasve.
Kjo nuk ishte e tëra që Milani bën, pasi shënuan edhe dy herë.
Brahim Diaz realizoi në minutën e 63’, kurse për 5:1 u përkujdes Giroud, i cili kompletoi hat-trickun e tij.
Me këtë fitore Milani vazhdon garën për Top4, ata pozicionohen në vendi e pestë, me një pikë më shumë se Lazio në vendin e katërt, me këta të fundit kanë një ndeshje më pak./Lajmi.net/