Presidenti i Dritës paralajmëron lojtarët e tij, pas humbjes së titullit
Drita nuk arriti të shpallet kampion i Kosovës këtë sezon, pasi humbja 1:0 nga Malisheva dhe fitorja e Ballkanit (2:0 ndaj Feriza), i dha trofeun këtyre të fundit. Pas ndeshjes ka reaguar presidenti i klubit nga Gjilani, Valon Murseli, i cili ka paralajmëruar se do të ketë largime të lojtarëve. Ai në rrjetin social ‘Facebook’…
Sport
Drita nuk arriti të shpallet kampion i Kosovës këtë sezon, pasi humbja 1:0 nga Malisheva dhe fitorja e Ballkanit (2:0 ndaj Feriza), i dha trofeun këtyre të fundit.
Pas ndeshjes ka reaguar presidenti i klubit nga Gjilani, Valon Murseli, i cili ka paralajmëruar se do të ketë largime të lojtarëve.
Ai në rrjetin social ‘Facebook’ postoi fshesa, që lë të nënkuptohet se do të ketë ndryshime në ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Problemi i Dritës këtë sezon ishte edhe me trajnerë, duke i ndërruar tre herë.
Fillimisht vazhdoi me Ardian Nuhiun, pastaj erdhi Arsim Thaqi, teksa krejt në fund mori drejtimin greku Diamantis Valavalis./Lajmi.net/