Tabela e Superligës – Gjilani siguron Evropën, Malisheva mbijetesën, Ferizaj – Trepça ‘luftojnë’ për barazh
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani ka mbrojtur titullin kampion, pas fitores ndaj Ferizajt 2:0, si dhe falë humbjes së Dritës nga Malisheva 1:0, transmeton lajmi.net. Gjilani ka barazuar me Llapin, por e ka siguruar pozitën e tretë, që ia mundëson pjesëmarrjen në Evropë.…
Sport
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka mbrojtur titullin kampion, pas fitores ndaj Ferizajt 2:0, si dhe falë humbjes së Dritës nga Malisheva 1:0, transmeton lajmi.net.
Gjilani ka barazuar me Llapin, por e ka siguruar pozitën e tretë, që ia mundëson pjesëmarrjen në Evropë.
Ndërkaq, për pozitën e katërt do të ‘luftojnë’ deri në fund Dukagjini dhe Prishtina.
Malisheva e siguroi edhe matematikisht mbijetesën, ndërsa për pozitën e barazhit do të garojnë Ferizaj dhe Trepça ’89.
Siç dihet tash e sa xhiro, Drenica është skuadra që ka rënë tashmë nga elita e futbollit kosovar./Lajmi.net/