Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në xhiron e 35-të në Superligën e Kosovës. Dy ndeshjet më të rëndësishme që mund të vendosin titullin janë 0:0. Ballkani – Ferizaj dhe Drita – Malisheva, shkruan lajmi.net. Në ndeshjen që luhet në Suharekë, Ballkani lufton për të ruajtur vendin e parë, kurse Ferizaj për mbijetesë. Teksa në Gjilan,…

Sport

20/05/2023 15:52

Kanë përfunduar pjesët e para në xhiron e 35-të në Superligën e Kosovës.

Dy ndeshjet më të rëndësishme që mund të vendosin titullin janë 0:0.

Ballkani – Ferizaj dhe Drita – Malisheva, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen që luhet në Suharekë, Ballkani lufton për të ruajtur vendin e parë, kurse Ferizaj për mbijetesë.

Teksa në Gjilan, Drita kërkon të marrë kreun ndërsa Malisheva ende se ka siguruar mbijetesën.

Në Podujevë Llapi kryeson 1:0 ndaj Gjilanit.

Në minutën e 28’ Selimi i dhuroi epërsinë llapjanëve.

Në kryeqytet Prishtina avancon ndaj Drenicës 2:1.

Golat u shënuan nga Kryeziu në minutën e 11’, Hyseni në të 20-tën.

Kurse rezultatin e ngushtoi Dervishaj në minutën e 28, për 2:1.

Dukagjini gjithashtu ka mbyllur pjesën e parë me epërsi solide, 2:0 ndaj Trepçës.

Santos shënoi në minutën e 8’, kurse Otto John në të 14’./Lajmi.net/