Shanset e finalistëve të Ligës së Kampionëve: City favorit i madh, poshtërohet Interi

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023. “Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kanë siguruar biletën për finale. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në finale do të ndeshet me…

Sport

18/05/2023 11:19

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kanë siguruar biletën për finale.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në finale do të ndeshet me Interin e Simeones në Stamboll.

Pothuajse askush nuk beson se Interi do ta fitojë titullin, pasi u jepet më pak se 14 për qind mundësi për të fituar trofeun. Nga ana tjetër, triumfi i Cityt vlerësohet me 86 për qind të shansave, transmeton lajmi.net.

E përkthyer në koeficient, kjo do të thotë se shanset që City të fitojë në kohën e rregullt llogaritet me kuotën 1.36. 5.00 llogaritet barazimi, ndërsa triumfi i Interit është llogaritur me kuotën 7.50.

Manchester City dhe Interi do të përballen në finale më 10 qershor në Stamboll./Lajmi.net/