Legjenda e Man United “shpërthen” në fushë pas kualifikimit të Cityt, përplaset ashpër me ndihmësit e Guardiolas

Në sfondin e fitores së madhe të mbrëmshme të Manchester Cityt ndaj Real Madridit në Etihad, ka ndodhur një skenë e pazakontë ku për pak nuk ka ndodhur një përplasje fizike. Në qendër të vëmendjes ishte ish-lojtari i Manchester United, Patrice Evra, i cili u shfaq me një kostum të kuq si një bashkëkomentues ekspert…

Sport

18/05/2023 09:48

Në sfondin e fitores së madhe të mbrëmshme të Manchester Cityt ndaj Real Madridit në Etihad, ka ndodhur një skenë e pazakontë ku për pak nuk ka ndodhur një përplasje fizike.

Në qendër të vëmendjes ishte ish-lojtari i Manchester United, Patrice Evra, i cili u shfaq me një kostum të kuq si një bashkëkomentues ekspert për CBS.

Pas ndeshjes, Evra u përplas me anëtarët e stafit të trajnerit të Manchester Cityt në fushë dhe në fund iu desh të qetësohej nga Manel Estiarte, ndihmësi i Pep Guardiolas.

Situata shpërtheu teksa lojtarët e Cityt po festonin fitoren 4:0 ndaj Real Madridit pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.


Në ato momente, Evra ishte pranë ish-bashkëlojtarit të tij Rio Ferdinand, i cili punonte si komentator ekspert për BT Sport.

Pikërisht Evra u shpreh rreth incidentit.

“Guardiola më shikoi, m’u afrua dhe më tha: “Kjo është për ty, kjo është për ty”. E pyeta pse ishte kaq i mërzitur, dhe ai u përgjigj se vitin e kaluar thashë që City po poshtërohej, prandaj humbën. Dhe tani them që nuk u përzien. Kjo është e vërteta. Ti e di që jam i sinqertë. Ai më vonë kërkoi falje”, tha Evra./Lajmi.net/