Heroi i Cityt flet pasi deklasuan Real Madridin, e vlerëson Interin para finales
Futbollistët e Manchester Cityt janë finalistët e dytë të edicionit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Real Madridin në stadium “Etihad” me rezultatin 4:0 dhe festuan në dy ndeshjet gjysmëfinale me gjithsej 5:1. Heroi i ndeshjes së kthimit për “Qytetarët” ishte Bernardo Silva që shënoi dy gola dhe u zgjedh lojtari më…
Sport
Futbollistët e Manchester Cityt janë finalistët e dytë të edicionit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Real Madridin në stadium “Etihad” me rezultatin 4:0 dhe festuan në dy ndeshjet gjysmëfinale me gjithsej 5:1.
Heroi i ndeshjes së kthimit për “Qytetarët” ishte Bernardo Silva që shënoi dy gola dhe u zgjedh lojtari më i mirë pas ndeshjes.
“Loja ime në ndeshjen e parë në Madrid nuk ishte ashtu siç doja dhe kjo është arsyeja pse doja të shpengoja veten. Në Etihad më duhej të bëja shumë më mirë për shokët e skuadrës dhe tifozët e mi dhe këtë u përpoqa të bëja”, tha Bernardo Silva pas ndeshjes.
Për golin e tij të dytë, të cilin e shënoi me kokë, ai tha: “Jam i vogël, por e njoh kokën time”.
Reprezentuesi portugez u pyet edhe për finalen kundër Interit, ai vlerësoi ekipin italian duke thënë se do të jetë e vështirë në atë ndeshje.
“Kam parë dy ndeshjet e tyre kundër Milanit. Ata duken shumë të fortë dhe të organizuar në mbrojtje. Do të jetë e vështirë, por shpresoj të fitoj. Gjithashtu, Premierliga është trofeu i dytë që duam dhe duhet të rikuperohemi për ndeshjen e radhës para tifozëve tanë”, deklaroi Silva.
Manchester City dhe Interi do të ballafaqohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor./Lajmi.net/