Manchester City dhuroi leksione në pjesën e parë, Real Madridi kishte 13 pasime në 15 minutat e para
Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Qytetarët” shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë 2:0 kundër Los Blancos në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net. Bernardo Silva hapi serinë e golave në minutën e 23-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne. Silva…
Sport
Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë 2:0 kundër Los Blancos në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.
Bernardo Silva hapi serinë e golave në minutën e 23-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne.
Silva doli sërish në skenë në minutën e 37-të kur shënoi me kokë për golin e dytë në të mirë të vendasve.
Se Manchester City dominoi totalisht në të gjitha aspektet në fraksionin e parë e tregon edhe një statistikë e jashtëzakonshme.
Në 15 minutat e para të ndeshjes, futbollistët e Real Madridit arritën të kompletonin vetëm 13 pasime, krahas 124 pasimeve të Cityt.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur baras 1:1./Lajmi.net/