Kryetari i Lirisë që ofendoi Rahovecin duke i quajtur “Bullgar”, dënohet me 200 euro

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 200 euro gjobë kryetarin e Lirisë, Qemal Krasniqin. Sipas njoftimit, Krasniqi ofendoi KF Rahovecin dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur “Bullgar”, shkruan lajmi.net. Krasniqi publikoi një fotografi pas ndeshjes Rahoveci-Liria ndërkohë që shkroi në përshkrim “Rahoveci (Bugart)”. “Kryetari i FC ”Liria…

Sport

17/05/2023 18:01

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 200 euro gjobë kryetarin e Lirisë, Qemal Krasniqin.

Sipas njoftimit, Krasniqi ofendoi KF Rahovecin dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur “Bullgar”, shkruan lajmi.net.

Krasniqi publikoi një fotografi pas ndeshjes Rahoveci-Liria ndërkohë që shkroi në përshkrim “Rahoveci (Bugart)”.

“Kryetari i FC ”Liria , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja./Lajmi.net/